Ngjarje

Ekskluzive/SPAK shpall moskompetencën për dosjen e krimit zgjedhor në Durrës

Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencën dhe dërgoi për hetim në Prokurorinë e zakonshme të Durrësit të dosjes “së bujshme” me 22 urdhër-arreste komisionerësh për shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017-ës.

Dy prokurorët e SPAK, Vladimir Mara dhr Dritan Premçi ja lënë në dorë hetimin e zgjedhjeve të 2017 prokurorisë së zakonshme të Durrësit pasi gjatë shpalljes së masës së sigurisë deklaruan se nuk janë ata kompetentë. Pas kësaj kërkese të prokurorëve, Gjykata e Posaçme shpalli moskompetencën.

Lajmi konfirmohet nga burime shumë të sigurta të gazetës “Si” pak minuta pasi procesi përfundoi. Pasi gjykata e posacme revokoi masën e sigurisë që kishte shpallur në mungesë për dy komisionerët e vdekur, bëhet me dije se gjykata la në fuqi vendimet për të tjerët.

Por, deklaroi më tej e njëjta gjykatë, me kërkesë të prokurorisë së posacme kjo dosje përcillet për kompetencë në prokurorinë e Durrësit.

SPAK deklaroi dy ditë më parë se 22 komisionerë kishin lejuar në tre qendra votimi votimin e shtetasve për persona të cilët në kohën kur vota e tyre hidhej në kuti ata ishin jashtë Shqipërisë. Kjo shkelje ka ndodhur sipas SPAK në fshatrat Shetel dhe Rubjekë dhe konsiderohet si lejim më shumë se një herë, ose pa u identifikuar për të votuar.

Me qëndrimin e SPAK para gjyqtarit të posaçëm Klodian Kurushi, për zona që janë në perimetrin e Shijakut, pritet që pas shpalljes së moskompetencës, 22 komisionerët të ridalin para gjykatës lokale të Durrësit.

Për komisionerin Besim Bregu, që ka ndërruar jetë dhe për të cilin gjykata kishte vendosur në mungesë arrest me burg, gjykata revokoi vendimin pas dorëzimit të certifikatës së vdekjes nga ana e prokurorit. Edhe për Kasem Lalën, gjithashtu i pajetë, por që ishte shpallur masa arrest në shtëpi, vendimi i revokua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë