Një ekran gjigant ra dhe plagosi dy kërcimtarë para fansave të tmerruar në një koncert në Hong Kong nga grupi popullor i djemve Mirror.
Ekrani i videos shtypi një interpretues përpara se të rrëzohej mbi të tjerët.
Koncerti muzikor u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit u kërkoi njerëzve të dilnin me qetësi nga arena.



Policia e Hong Kongut konfirmoi për shtypin lokal se dy kërcimtarë meshkuj u shtruan në spital.
Njëri nga kërcimtarët pësoi lëndime në qafë dhe ishte në gjendje të rëndë ndërsa një tjetër ka marrë pak dëmtime. Emrat e të plagosurve nuk janë bërë të ditur.
Qeveria ka urdhëruar që pjesa e mbetur e turneut të pezullohet derisa të kryhen kontrolle sigurie në vendet e tjera.
Grupi është shumë i popullarizuar në qytet dhe anëtarët e tij janë disa nga personazhet e famshëm më të njohur në Hong Kong sot.
Grupi u formua në vitin 2018 dhe që atëherë ka pasur sukses duke arritur audiencë në të gjithë Azinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




