Treg

Ekonomia e vendeve të BE në ngadalësim, 20% e të rinjve pa punë e shkollë

Gati një në gjashtë (16.5 %) të rinj të moshës 20-34 vjeç në vendet e Bashkimit Europian nuk rezultojnë as të punësuar, as në shkollë apo në ndo një kurs trajnimi.
Të dhënat janë të Institutit të Statistikave të BE-së dhe i përkasin vitit 2018. Kjo përqindje përkthehet afërsisht në 15 milion të rinj.

Raporti i të rinjve as të punësuar, as pjesë e një sistemi edukimi apo trajnimi në 2018 varion nga 8.0 % në Suedi në 28.9 % në Itali.

Pjesa e njerëzve as të punësuar, as në shkollë apo kurse trajnimi (norma neto) për ata të moshës 20-34 varion në mënyrë të konsiderueshme mes vendeve të Bashkimit Europian në 2018-ën.

Norma neto më e ulët e personave të moshës 20–34 nën 2018 ishte në Suedi (8.0%), Holandë (8.4%), Luksemburg (9.9%) dhe Maltë (10.1%).

Në kontrats, normat neto më të larta janë regjistruar në Itali (28.9%) dhe Greqi (26.8%). Në këto dy vende anëtare , më shumë se 1/4 e të rinjve të moshës 20–34 nuk ishin as të punësuar, as në shkollë aspo kurse trajnimi.

Ka një diferencë të konsiderueshme në normën neto mes të rinjve femra dhe atyre meshkuj. Për femrat e moshës 20-34, norma neto në 2018ishte 20.9%, krahasuar me 12.2% për meshkut e moshës 20-34.

Të rinjtë e (moshës 20-34 vjeç) as në punësim e as në shkollë apo kurs trajnimi, 2018

Norma neto e të rinjve të papunë dhe të paarsimaur është ngushtësisht e lidhur me performancën ekonomike dhe ciklin e biznesit.

Norma neto e papunësisë të të rinjve të moshës 20–34 vjeç që nuk ndjekin as shkollën apo ndonjë kurs trajnimi në vendet e BE-së BE u rrit nga16.5% në 2008 në 18.5% vitin e ardhshëm 2009, pas fillimit të krizës globale financiare dhe ekonomike. Norma neto mandej u rrit me një ritëm më modest deri në vitin 2013, kur arriti kulmin në 20.1%. Pas kësaj, norma zbriti vazhdimisht dhe u kthye në nivelin e saj të vitit 2008 në 2018, me 16.5%.

Këto norma kanë ngjallur shqetësime tek politikëbërësit se një brez i tërë i të rinjve në BE mund të qëndrojë jashtë tregut të punës për vitet në vijim. Implikimet e kësaj janë dyfish: në nivel personal, këta individë kanë më shumë gjasa të përjashtohen nga shoqëria dhe të vuajnë nga varfëria, ndërsa në një nivel makroekonomik paraqesin një humbje të konsiderueshme në terma të kapacitetit prodhues të papërdorur dhe një kosto të konsiderueshme në aspektin e pagesave të mirëqenies.

Ndërsa norma NETO për të rinjtë në BE arriti të njëjtin nivel në vitin 2018 si në vitin 2008, gjatë të njëjtës periudhë ka pasur ulje neto (-2.1 pikë përqindjeje) në përqindjen e të rinjve që ishin të punësuar dhe kishin arsim apo trajnim.

Kjo ishte në kundërpeshë me një rritje të pjesës së të rinjve të moshës 20–34 vjeç të cilët ishin pjesë e një sistemi edukimi apo trajnimi, duke përfshirë edhe ata që shpenzuan kohën e tyre ekskluzivisht në arsim dhe trajnim dhe ata që kombinuan një punë me arsimim ose trajnim. Ky zhvillim mund të pasqyrojë një dëshirë në rritje nga ana e të rinjve për të fituar nivele më të larta kualifikimi përballë konkurrencës së rritur në tregjet e punës, por gjithashtu mund të pasqyrojë mungesën e mundësive për punësim të plotë gjatë një periudhe të rënies ekonomike.
Gjatë periudhës kohore 2008-2018, të tre grupet treguan zhvillime të ngjashme: një rritje të shpejtë midis 2008 dhe 2009 për shkak të krizës financiare dhe ekonomike; një rritje graduale deri në 2012 ose 2013; dhe një ulje në normë nga viti 2014 e tutje (shkalla NETO) për personat e moshës 20-24 vjeç ka rënë nga 2013 e tutje). Të dhënat më të fundit të disponueshme për 2018 tregojnë se normat e NETO në BE ishin 14.9% për personat e moshës 20-24 vjeç, 17.1% për ata të moshës 25-29 vjeç dhe 17.3% për ata të moshës 30-34 vjeç.

Përqindja e të rinjve të moshës 20-24 vjeçarë mbeti sistematikisht më e ulët se normat korresponduese për njerëzit e moshës 25-29 apo 30-34 gjatë gjithë periudhës 2008-2018, duke reflektuar, të paktën deri në një farë mase, relativisht përqindje të lartë të studentëve që kanë qenë të përfshirë në arsim dhe trajnim në këtë moshë. Është gjithashtu interesante të vihet re se ka një shkallë disi më të lartë të luhatjeve në normën NETO për njerëzit e moshës 25-29 vjeç sesa për ata të moshës 30-34 vjeç, grupi i moshës së mëparshme që regjistron më pak normë NETO se sa nga viti 2016 e tutje.

Papunësia në Gjermani

Ngadalësimin e ekonomisë në vendet e BE-së e tregojnë edhe shifrat e papunësisë në Gjermani. Papunësia në këtë vend regjistroi një rënie të saj në qershor krahasuar me muajin e kaluar, treguan të hënën të dhënat nga Zyra Federale e Punës, por kishte një rritje punësimit me kohë të pjesshme dhe atij të nënvlerësuar, duke treguar qartë një dobësim në ekonomi.

Papunësia sezonale e rregulluar ra me 1.000 në 2.281 milion krahasuar me muajin e kaluar. Shkalla e papunësisë mbeti në 5%.

“Ndikimi i një mjedisi ekonomik të ngadalësuar tregohet më qartë në papunësi, gjë që reflekton gjithashtu ndryshimet në politikën e tregut të punës dhe paaftësinë afatshkurtër për të punuar”, tha zyra e punësimit në një deklaratë. Në kushtet e përshtatura sezonalisht, nënpunësimi u rrit me 6.000 në 3.172 milion.”- citon Zyra Federale e Punësimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë