Gazeta Si – Egnatia ka konfirmuar statusin e saj si forca dominuese e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampione e Abissnet Superiore për sezonin 2025-2026.
Rrogozhinasit sigurojnë kështu titullin e tretë radhazi, duke vendosur emrin e tyre mes skuadrave më të suksesshme të viteve të fundit.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede mbylli me sukses aventurën në fazën “Final Four”, duke triumfuar 2-0 ndaj Elbasanit në sfidën vendimtare të luajtur në “Elbasan Arena”.
Ky rezultat i dha Egnatias kreun e renditjes finale, falë avantazhit në përballjet direkte ndaj rivalëve, pasi të dy ekipet e mbyllën mini-turneun me të njëjtën kuotë pikësh.
Heroi i ndeshjes ishte Albano Aleksi, i cili realizoi dy herë në pjesën e parë, duke i dhënë qetësi skuadrës dhe duke vulosur një tjetër sukses historik për klubin nga Rrogozhina.
Egnatia zhvilloi një “Final Four” pothuajse perfekt, duke treguar stabilitet, organizim dhe mentalitet fitues në momentet më të rëndësishme të sezonit.
Skuadra arriti të rrëmbejë vendin e parë në javët finale dhe nuk e lëshoi më, duke kurorëzuar me trofe një sezon të gjatë dhe të suksesshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje