Ngjarje

Egjipti do të hetojë “Kleopatrën” e rreme nga Shqipëria dhe Ballkani

Komiteti i Industrisë në parlamentin egjiptian i ka kërkuar prokurorit të shtetit që të fillojë një hetim penal mbi kontrabandën e cigareve, pasi një sërë raportesh investigimi të hollësishme të publikuara më parë zbuluan se marka më popullore e Egjiptit po prodhohet në Ballkan.
Komiteti tha se prokurorët duhej të shqyrtonin nëse drejtuesit e kompanisë Lindore kishin lënë pas dore ndalimin e cigareve kontrabandë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Sipas raporti të muajit shkurt, të paditurit duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë, për shkak të mosveprimit dhe mos ruajtjes së parave publike, prandaj lënda duhet t’i referohet Prokurorit të Përgjithshëm për ta hetuar dhe për t’i gjetur të vërtetën.

Një sërë raportesh të tjera në dhjetor të vitit të kaluar treguan se si fabrikat shtetërore dhe private në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi ishin përfshirë në një biznes të kontrabandës që ka marrë fitime të mëdha.
Cigaret e markës më popullore të Egjiptit “Kleopatra”, prodhohen që në vitin 1961, kur sundimtari Gamal Abdel Nasser kërkoi një version lokal të markës ilegale amerikane “Kent”, që ai pëlqente të konsumonte. Krijuar nga kompania Lindore, “Kleopatra” tani është një nga cigaret më të shitura në Afrikën e Veriut.
Raportet e herë pas hershme kanë vënë në dukje se Egjipti, Britania e Madhe dhe zyra kundër mashtrimit e BE, OLAF, kishin konsideruar rrjedhën e cigareve që dilnin nga Podgorica, një veprim nga kontrabandistët libianë të cilët do t’i shpërndanin ilegalisht në Afrikën e Veriut.
Egjipti gjatë gjithë kohë ka kujtuar që kjo valë mashtrimesh të përfundonte dhe në fund të vitit 2016 prodhimi ndaloi në Mal të Zi, ndërkohë që fabrika i’u shit një pronari të ri.

Nga hetimet e vazhdueshme rezultoi se fabrika e Malit të Zi, ngriti linja të reja prodhimi në Kosovë duke investuar 1 milion euro, pra të fituara nga kontrabanda e cigareve.
Muhammad Faud, një anëtar i parlamentit egjiptian, tha në seancë se menaxhimi i kompanisë së Lindjes nuk kishte arritur të mbronte markën e cigareve. Gjithashtu, ai u shpreh se cigaret e falsifikuara kanë zënë 30 për qind të tregut ndërkombëtar.
Kompania mëmë e Lindjes, “Chemical Industries Holding”, ka insistuar dhe ka bërë të pamundurën për të mbrojtur markën. Ata thanë se bënin pjesë në 548 markat e tjera, ku vjedhja e emrit do të kushtonte miliarda.
Nga kompania thuhet gjithashtu se kishte një dosje të plotë të komunikimeve të shkëmbyera midis tyre dhe Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e ambasadës egjiptianë në lidhje me masat që janë ndërmarr për të ndaluar prodhimin e cigareve të rreme.
“Si rezultat i përpjekjeve të bëra, fabrika që prodhonte produkte të falsifikuara në Shqipëri u mbyll në vitin 2015, për një periudhë të shkurtër, por më vonë filloi të funksiononte përsëri,” shprehet kompania.
Në raporte tregohet se cigaret e rreme do të ishin pothuajse të padallueshme nga origjinalet që prodhohen në kompaninë e Kajros. Etiketat mbajnë të njëjtat paralajmërime shëndetësore dhe të njëjtin vend prodhim. Gjithashtu, taksat e rritura për cigaret në Egjipt që prej vitit 2010, kishin bërë të mundur që ky produkte të “lulëzonte” në tregun e zi. /Balkan Insight/

 

Më Shumë