Gazeta Si – Fillon të ndihet efekti-Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale në gjyqet kundër protestuesve-sulmues në Kapitol Hill.
Dy gjyqtarë federalë kanë rënë dakord të shtyjnë gjyqet penale për disa të pandehur të akuzuar për sulmin në Uashington më 6 janar 2021, duke gjetur se inaugurimi i afërt i presidentit të zgjedhur amerikan mund t’i bëjë të kota procedurat pas premtimit të tij për falje.
Megjithë kundërshtimin nga Departamenti i Drejtësisë, gjyqtarët e qarkut Carl Nichols dhe Rudolph Contreras, të emëruar nga Trump dhe Obama respektivisht, thanë se donin të kursenin burimet gjyqësore dhe të shmangnin thirrjen e dhjetëra juristëve të mundshëm për gjyqe që mund të anuloheshin brenda disa javësh.
Është hera e parë që gjykatësit federalë kanë pranuar kërkesat e të pandehurve për shtyrje më 6 janar, në pritje të faljeve të mundshme nga Trump.
“Ka një mundësi reale që kjo të ndodhë”, – tha Contreras pasi pranoi kërkesën për shtyrje të paraqitur nga një prej të pandehurve.
Donald Trump po ndiqet penalisht edhe për përgjegjësinë e tij në trazirat që ndodhën në Uashington në ditën e inaugurimit të Joe Biden.
Në këtë rast, gjyqtari përgjegjës për procedimin ka anuluar tashmë të gjitha seancat e planifikuara, me hipotezën se akuzat mund të pushojnë.
Siç dihet, Trump mund të përdorë vendimin e Gjykatës së Lartë nga korriku i kaluar, sipas të cilit, presidenti i Shteteve të Bashkuara mbulohet gjithmonë nga imuniteti për sa kohë është në detyrë.
Në fillim të vitit 2024, gjykatat e Shteteve të Bashkuara kishin nxjerrë tashmë dënime kundër mbi 700 pjesëmarrësve në bastisjen në Kapitol dhe në përplasjet me policinë. Një nga më të rëndat – 22 vjet burg – i takoi liderit të atëhershëm të “Proud Boy’s”, Harry Tarrio.
Megjithatë, ai mori 41 muaj burg – dhe tashmë është liruar – Jacob Chansley, i njohur më mirë si “shamani”, ekstremisti Trumpian, imazhi i të cilit me fytyrën e tij të pikturuar dhe brirët në kokë kishte bërë xhiron e botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.