Lojëra me Dore

Edicioni i parë i ‘Nba Cup’ për Lejkërs, tjetër trofe në koleksionin e LeBron Xhejms

Gazeta Si - Edicioni i parë i 'Nba Cup’ shkon për Los Anxheles Lejkërs, që në finalen e Las Vegasit mundi 123-109 Indiana Pisërs. Ndeshja u dominua nga LeBron Xhejms me shokë, të cilët e nisën mirë dhe u shkëputën në pjesën e dytë.

Vendimtarë për Lejkërsat ishin Antoni Devis, Austin Rivs dhe LeBron Xhejms, të cilët shënuan respektivisht nga 41, 28 dhe 24 pikë. Nuk mund ta humbiste finalen e parë të ‘Nba Cup’ LeBron Xhejms. Një triumf i merituar për të dhe skuadrën në Las Vegas, pavarësisht se Pisërs u munduan të qëndronin në lojë deri në fund.

Që në periodën e parë u duk se Lejkërs ishin më mirë, duke e mbyllur atë +7 (24-17). Para pushimit të gjatë Haliburton dhe shokët e tij u afruan deri në 58-56, por minutat e fundit të pjesës së parë dhe minutat e para të së dytës rezultuan thelbësore. Lejkërsat ishin të papërmbajtshëm pas pushimit dhe shkuan në 74-63.

Indiana vetëm në disa momente arriti ta limitonte diferencën dhe 12 minuta para fundit rezultati ishte 90-82 në favor të Lejkërsave. Pisërs shpresuan te 102-99, por një moment me 13-0 u dha fund shpresave të tyre.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte pa dyshim Antoni Devis, me 41 pikë dhe 20 ribaunde. Rivs shënoi 28 pikë dhe 24 pikë Xhejms, që shton një tjetër trofe në koleksionin e tij. Gaboi te pjesa më e bukur Indiana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë