Ballkani jug-lindor po ndikohet nga hyrja e masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika të cilat kanë rikthyer temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
Ditën e sotme (e premte), moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat perëndimore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/36°C
Zona e ulët 18/41°C
Zona bregdetare 21/38°C
E Shtunë, data 20 Gusht 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshe shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/31°C
Zona e ulët 18/33°C
Zona bregdetare 21/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




