Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




