Arsim

Edhe shkollat profesionale do kenë oficer sigurie

Nga Gazeta Si- Pas vendimit të fundit të Qeverisë për sigurinë në shkolla, tashmë në shkollat me më shumë se 900 nxënës do të ketë dy oficerë sigurie dhe në shkollat me të paktën 350 nxënës do ketë një oficer sigurie në shkollë.

Gjithashtu, për herë të parë, oficeri i sigurisë do të përfshihet edhe në arsimin profesional.

“Nga rreth 270 oficerë sigurie që kemi sot, numri do të rritet në 400, përfshirë dhe arsimin profesional, ku dhe aty kemi përfshirë për herë të parë rolin e oficerit të sigurisë në shkollë”, thotë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ditën e sotme u certifikuan 77 oficerë të sigurisë, të cilët do të jenë pjesë e listës së kandidaturave për punësimin në shkolla.

Manastirliu tha se ministria është duke punuar për projektin ‘SmartCity’, ku do të ketë kamera brenda shkollave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë