Gazeta Si - Një 28 vjeçar nga Shqipëria, i identifikuar si Kadri Gjoci u arrestua së bashku me tre persona të tjerë për transportimin e një ngarkese prej 2.3 tonë kokainë në Peru.
Sipas mediave lokale, këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin po tentonin të fusnin lëndën narkotike në tregun europian.
Së bashku më shqiptarin, në pranga ka përfunduar edhe italiani Pasquale Bifulco, 49 vjeç, një eksponent i rëndësishëm i klanit mafioz kalabrez “Ndrangheta”.
Mediat shkruajnë se në pranga përfunduan edhe Luis Alberto Narbasya 57 vjeç, të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë e 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez, 56 vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu dhe një pistoletë.
Operacioni i finalizuar të hënën (5 shtator 2022) është vijimi i operacionit të nisur më 29 gusht ku ranë në pranga 5 persona ndërsa u sekuestruan 448 kg drogë.
Sipas mediave vendase kjo ngarkesë si destinacion kishte shtetin Gjerman dhe Italinë, ku për goditjen e këtij grupi u aktivizuan DEA Policinë Federale e Hetimit Kriminal të Gjermanisë dhe Guardia Di Financa italiane.
Policia po heton nëse ky rrjet ka lidhje me grupet kriminale shqiptare që në muajin qershor tentoi të dërgonte në Holandë 2200 kilogramë kokainë të lëngshme në bidona, ose asparagus.
Në qershor të këtij viti, dy shqiptarë, Franc Malo dhe Gentjan Meta, të cilët njiheshin edhe me pseudeonimet, “Barbas” dhe “Pelado”, janë shpallur në kërkim nga autoritetet peruane për transportimin e 2.2 tonë kokainë drejt Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.