Teknologji dhe Inovacion

Edhe në botën virtuale kanë nisur përdhunimet

“Mos bëj sikur nuk doje”, i tha një nga sulmuesit, Nina Jane Patel e cila pretendon se është përdhunuar në metaverse.

Patel është një nga përdoruesit testues të universit të ri virtual dhe ka pohuar se sapo është futur në program, u përdhunua në grup nga meshkujt.

Të premten, Meta Platforms mëmë i Facebook tha se po lançon një mjet për njerëzit që përdorin platformat e tij sociale të realitetit virtual për të ruajtur kufijtë e hapësirës personale, pasi shqetësimet janë rritur në lidhje me sigurinë e përdoruesve dhe ngacmimet seksuale.

Mjeti i tij i ri "kufijtë personal" do t'i bëjë përdoruesit të ndihen sikur kanë afërsisht 1.2 metra largësi  midis avatarit të tyre virtual dhe të tjerëve kur të hyjnë në aplikacione përmes kufjeve VR.

Kompania tha në një postim në blog se ky cilësim i ri i paracaktuar do ta bënte më të lehtë shmangien e ndërveprimeve të padëshiruara. Ndryshimi vjen pasi përdoruesit e platformave VR, duke përfshirë Horizon Worlds, kanë ngritur alarmin rreth prekjes virtuale dhe sjelljeve të tjera abuzive.

"Përvoja ime e ngacmimit seksual ishte tronditëse. Tronditëse sepse nuk jam mësuar të më flasin në mënyra kaq poshtëruese, ndoshta në vitin 1996, por sigurisht jo në 2021", shkroi ajo në një postim.

Patel deklaroi se mjedisi virtual ofron përvoja traumatike edhe për përdoruesit testues.

Duke theksuar se realiteti virtual ishte krijuar në thelb mbi paaftësinë e mendjes dhe trupit për të kuptuar ndryshimin midis përvojave reale dhe virtuale, Patel tha: "Në një farë kuptimi, reagimi im fiziologjik dhe psikologjik ishte si në jetën reale".

Meta ka qenë prej kohësh nën vëzhgimin e ligjvënësve dhe rregullatorëve globalë për trajtimin e përmbajtjeve problematike dhe abuzimeve në platformat ekzistuese të mediave sociale si Facebook dhe Instagram.

Aksionet e Meta, e cila po hedh miliarda dollarë në ambiciet e saj të metaverse, ranë me 26 për qind të enjten në rënien më të madhe njëditore në vlerën e tregut për një kompani amerikane.

Meta tha se mjeti i ri është ndërtuar mbi "masat e ngacmimit të dorës", ku duart e një avatari do të zhdukeshin nëse pushtonin hapësirën personale të dikujt. Ai gjithashtu ka një veçori "Safe Zone" ku njerëzit mund të aktivizojnë një flluskë rreth avatarit të tyre nëse ndjehen të kërcënuar.

Ndërkohë Meta po teston edhe mënyra të tjera për ‘i ndihmuar njerëzit të ndihen rehat në metaverse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë