Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e valëve të të nxehtit që vjen nga Afrika që do të sjellë temperatura shumë të larta në vend, temperatura që arrijnë deri në 39 gradë ditën e martë dhe të mërkurë. Ky do të jetë piku në krahasim me ditët e tjera që do të ketë temperatura pak gradë më të ulta.
Vendet që do të regjistrojnë vlerat më larta janë Gjirokastra, Vlora dhe Elbasani. Ndërkohë në Tiranë termometri do të regjistrojë deri në 38 gradë celsius.
Përjashtim do të bëjnë disa pasdite ku do të ketë kthjellime dhe vranësira në zonat malore por nuk do të ketë shi.
Kjo gjendje do të vazhdojë të paktën deri në ditët e para të korrikut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




