Media Galeri

Edhe G20 kërkon fatin në shatërvan… por pse hidhet monedha në Fontana di Trevi!

Çdo turist që zbret në Romë, ka në listën e gjërave për të bërë një vizitë në shatërvanin e famshëm të Fontana di Trevi dhe hedhjen e një monedhe në vaskë, me shpinë nga monumenti.

Disa burime bien dakord se ishte arkeologu i njohur gjerman i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Wolfgang Helbig, i cili e bëri këtë gjest i pari, që më vonë u shndërrua në një traditë.

Pasi u largua nga Roma pas një qëndrimi të gjatë, ai vendosi të hidhte një monedhë të vjetër në pellgun e shatërvanit të Trevit, si ogur i mirë për t’u kthyer së shpejti në qytetin e Papëve.

Një gjest që pa të bëhej edhe nga liderët e G20-ës me hedhjen e monedhës 1 euro në shatërvan. Pas hedhjes së monedhës, kancelarja gjermane Angela Merkel, duke buzëqeshur, lau duart në shatërvan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë