Lojëra me Dore

Edhe Federer heq dorë nga Tokyo 2020, gjuri tradhton zviceranin

Pas Serena Uilliams, tenisi olimpik humb edhe një tjetër protagonist të madh të këtij sporti. Roxher Federer ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios për shkak të një problemi në gju.

"Gjatë sezonit në bar, për fat të keq, kam pësuar një dëmtim në gju dhe më duhet të pranoj se nuk mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, - shkruan tenisti zviceran në rrjetet sociale. – Më vjen shumë keq për këtë, sepse të përfaqësoja Zvicrën ka qenë gjithmonë një nder për mua".

Roxher Federer ka shpjeguar gjithashtu se cilat janë objektivat e tij për të ardhmen: "Kam nisur tashmë fazën e riaftësimit, me shpresën se mund të rikthem në fund të verës. Du t’i uroj sa më shumë suksese skuadrës olimpike zvicerane, do të bëj tifo për të nga larg. Si gjithmonë, Hopp Schwiz!"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë