Edhe pse akoma nuk ka një njoftim zyrtar, BBC shkruan se Britania ka vendosur të ndalojë përdorimin e TikTok në telefonat dhe pajisjet e tjera të përdorura nga ministrat dhe punonjësit për arsye sigurie edhe pse TikTok ka mohuar me forcë akuzat se i dorëzon të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze.
Ministri Oliver Dowden pritet që të bëjë një deklaratë të enjten për të njoftuar këtë lajm.
Qeveria britanike ka qenë nën presionin e deputetëve për të ndjekur Shtetet e Bashkuara dhe Komisionin Europian në ndalimin e aplikacionit.
SHBA e ndaloi TikTok nga pajisjet zyrtare në dhjetor dhe Komisioni ndoqi shembullin muajin e kaluar.
Edhe Kanadaja dhe Belgjika kanë ndërmarrë veprime të ngjashme.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të "shikojë se çfarë po bëjnë aleatët tanë".
Zëdhënës të TikTok nga ana tjetër thonë se ndalimet janë bazuar në hapa të gabuar dhe në dukje të nxitura nga gjeopolitika dhe më e gjerë, duke shtuar se do të ishte zhgënjyese një lëvizje e tillë në Britani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.