Shendet

Edhe aspirinat në doza të vogla luftojnë kancerin ovarian

Gratë që rregullisht marrin doza më të ulëta të aspirinës kanë më pak gjasa të preken nga kanceri ovarian/vezoreve.
Një ekip hulumtues zbuloi se gratë që marrin rregullisht aspirinë, kanë njëzet e tre për qind më pak mundësi për zhvillimin e këtij lloj kanceri. Studiuesit e Universitetit të Harvardit tregojnë se një dozë të vogël aspirine mund të zvogëlojë rrezikun e kësaj sëmundjeje me një të katërtën. Rezultatet u bazuan nga mbikqyrja e 200,000 grave të cilat trajtuan, për më shumë se 25 vjet nga infermieret e Spitalit të Grave në Boston.

Kanceri i vezoreve është i pesti në frekuencën midis sëmundjeve më të rrezikshme të femrat. Simptomat e kancerit ovarian, dhimbje e organit gjenital, debules, urinim të shpeshtë, janë të ngjashme me simptomat e shkaktuara, edhe nga probleme të tjera shëndetësore, kështu që është shumë e vështirë të kuptosh fillesat e kësaj sëmundje. Megjithatë, American Cancer Society thotë se kur këto simptoma, kanë tendencë të ndodhin më shpesh se 12 herë në muaj, duhet patjetër t’i drejtoheni mjekut.

Shkencëtarët kanë studiuar për një kohë nëse aspirina mund të luftojë me kancerin dhe zbuloi se doza të ulëta mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e kancerit të vezoreve. Studimi, i botuar në revistën JAMA Oncology, tregoi gjithashtu se medikamente të tjera të dhimbjes ant-inflamatore , si ibuprofen dhe naproxen, rritin rrezikun e kancerit të vezoreve.

"Rezultatet tregojnë se ka ende shpresë për përmirësimin e jetës së grave . Kontrolli i peshës është njëri prej tyre,” thotë Mollie Barnard, udhëheqësi I këtij studimi..

Ai dhe kolegët e tij, rekomandojnë dietën mesdhetare si një mundësi shumë të mirë për të ulur rrezikshmërinë e kancerit ovarial. Ashtu si dietat e tjera anti-inflamatore, ajo është e pasur me perime, fruta, fasule dhe bishtaja, arra dhe yndyra të shëndetshme nga ushqimet si peshku e shumë të tjera. Një diete anti-inflamatore mund të ulë rrezikun e kancerit./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë