Ngjarje

Edhe 837 viktima në Itali, së shpejti kulmi i epidemisë

Italia ka shënuar një tjetër bilanc tragjik me 837 viktima brenda një ditë, më shumë se të hënën.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në 24 orët e fundit janë shënuar plot 2,107 të infektuar,  gati 500 raste më shumë se një ditë më parë.

Numri i lartë i të infektuarve duket se ka ardhur edhe si pasojë e rritjes së numrit të testimeve, pasi në 24 orët e fundit janë marrë gati 30 mijë tamponë u kryen dje. Për këtë arsye, sipas mediave, të dhënat janë pozitive: nëse dje në çdo 6 tamponë kishte një person të infektuar, sot ka një të infektuar për çdo 7 persona.

“Prandaj, tendenca në rënie konfirmohet edhe nëse numri i viktimave shumë i lartë, pasi deri më tani në Itali kanë humbur jetën 12,428 persona”, shkruan “La Repubblica”. Për të gjashtën ditë radhazi numri i infeksioneve në Lombardi është ende në rënie. Sot në rajon kishte 1047 raste. Të hënën, kishte 1.154 raste, një ditë më parë 1592.”

Sipas të dhënave aktuale, kulmi i pandemisë në Italia pritet të jetë midis 2 dhe 12 rill. Edhe më e gjerë është periudha në të cilën vdekjet mund të arrinin kulmin, pasi sipas ekspertëve nurmi i viktimave pritet të rritet pas 26 marsit dhe 19 prillit. Parashikimet janë bërë nga fizikanë dhe matematikë italianë.

Autoritetet shëndetësore të Italisë kanë cituar një sërë arsyesh për numrin e madh të viktima, duke u ndalur kryesisht tek popullsia e moshuar, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm nga virusi. Italia ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Japonisë dhe shumica e të vdekurve të Italisë, 87%, ishin mbi 70 vjeç.

Për më tepër, praktikisht të gjithë të viktimat vuanin nga sëmundje të tilla si diabeti, kanceri, hipertensioni ose insuficienca renale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë