Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore bën bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Qarkun e Durrësit deri më tani. Sipas saj, në këtë qark deri më tani janë inspektuar 6298 objekte, prej të cilave rezultojnë 1996 të pabanueshme, ndërsa 1038 për tu prishur. Ndërsa sa i përket objekteve të prishura deri më tani rezultojnë 46 objekte të shembura gjithsej deri tani në këtë qark. Numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona. Në Manzë, prej ditës së djeshme, kampi ku qëndronin familje të prekura është liruar plotësisht dhe nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi.
103 banorët që jetonin në të, tashmë janë akomoduar në njësitë lëvizëse të banimit, ndërsa një pjesë e tyre shprehën vullnetin për të qëndruar në çadra pranë shtëpive të tyre përkatëse. Në këtë rast, për këta banorë, është garantuar nga strukturat shtetërore pajisja më çadra, shtretër portativë, paketa ushqimore dhe veshje, informoi Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive.
Shifrat e publikuara
6298 objekte të inspektuara gjithsej deri tani në Qarkun Durrës.
Bashkia Durrës –2129 Objekte të inspektuara, 651 të pabanueshme, 93 për t’u prishur;
Bashkia Shijak – 1670 Objekte të inspektuara, 424 të pabanueshme, 900 për t’u prishur;
Bashkia Krujë – 2499 Objekte të inspektuara, 921 të pabanueshme, 45 për t'u prishur.
OBJEKTE TË SHEMBURA
46 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës
Bashkia Durrës
34 objekte (specifikisht 9 objekte dykatësh; 10 objekte trekatësh, 7 objekte katërkatësh, 5 objekte pesëkatësh, 2 objekte gjashtëkatësh dhe 1 objekt ) në Bashkinë Durrës;
Ndërsa në zonwn e Spitallës po vazhdon procesi i prishjes së një objekti 4-katësh, që është Shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto”.
Bashkia Krujë
10 objekte (specifikisht 3 pallate 2-katëshe dhe 7 pallate 5-katëshe) janë prishur në Thumanë, dhe; 2 objekte (specifikisht 1 objekt 2-katësh, shkolla 9-vjeccare dhe 1 pallat 3-katësh) në fshatin Bubq. Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.
AKOMODIMI
Numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.