Lojëra me Dore

E vërteta e Federer: S’është më koha të qëndroj gjatë larg familjes

Tenisti i njohur zviceran, Roxher Federer, ka treguar arsyen e vërtetë që e bëri të hiqte dorë nga “Australian Open”, një nga turnetë më të rëndësishëm të sportit që ai ushtron.

“Jam 39 vjeç, kam 4 fëmijë, kam fituar 20 turne Slam. Për mua nuk është më koha të qëndroj larg familjes për më shumë se 5 javë”, - i ka thënë Federer ish-tenistit Andre Sa, sot drejtor i marrëdhënieneve publike të lojtarëve të “Australian Open”. Kjo është arsyeja e vërtetë pse tenisti zviceran vendosi të mos marrë pjesë në turne dhe jo dëmtimi, siç është folur së fundi.

Mirka, bashkëshortja e Federer, dhe dy vajzat. Gazeta Si, 8 janar 2021

“Kam folur me Roxherin një muaj më parë, - tregon Sa. – Ai mund të vinte në Australi bashkë me familjen dhe t’i nënshtrohej periudhës së karantinës. Problemi është se bashkëshortja e tij, Mirka, ashtu si dhe fëmijët, nuk donin të qëndronin pa dalë nga shtëpia për 14 ditë.

I vetmi përjashtim u takon lojtarëve dhe Roxher mund të dilte, të stërvitej dhe të kthehej në shtëpi, kurse familja e tij jo. Mirkës nuk i pëlqeu kjo ide dhe kështu Federer do të vinte në Melburn i vetëm, por në këtë rast do të qëndronte gjatë larg familjes”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë