Në territorin e Shqipërisë vijon depërtimi i mëtejshëm i masave Afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat Juglindore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 18°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qendrore deri në 42°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.