Moti

Fundjavë e nxehtë, temperaturat në rritje, shkojnë deri në 38 gradë

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik rryma ajri nga Mesdheu të cilat po ndikojnë klimën në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7  m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3  me lartësi vale 0.5 deri në 1.0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/34°C
Zona e ulët         18/38°C
Zona bregdetare  20/35°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë