Ngjarje

E rrallë: Kur devetë lahen në oqean

Noor Mohamed, një bari indian, kujton dy gjëra që gjyshi i tij i tha kur ishte fëmijë. Një, devetë mund të parashikojnë shiun dhe dy, nëse do të jetë një ditë e nxehtë, devetë vihen në kërkim të ujit.

Ndoshta nuk i imagjinoni dot devetë të lahen në det, por në shtetin perëndimor indian të Gujaratit mund të bëheni dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rrallë.

Ato nuk futen vetëm në ujë kur është nxehtë, por notojnë në oqean çdo ditë. Devetë e kësaj zonë janë të vetmet në botë që e bëjnë këtë dhe mund të shkojnë deri në 3 km në det të hapur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë