Lojëra me Dore

E re, e zonja dhe e pasur. Osaka është sportistja më e paguar në botë

Tenistja japoneze, Naomi Osaka, është sportistja më e paguar në botë, duke thyer rekordin që mbahej nga ish-kolegia e saj, Maria Sharapova, në vitin 2015. Sipas klasifikimit të revistës “Forbes”, 22-vjeçarja ka fituar gjatë vitit 2019 shumën e 37.4 milionë dollarëve.

Janë të ardhura që tenistja i siguron nga çmimet e turneve të sportit që ushtron dhe nga kontratat e sponsorizimit. Sharapova në vitin 2015 fitonte 29.7 milionë dollarë. Me baba nga Haiti dhe nënë nga Japonia, Osaka është transferuar bashkë me familjen e saj në Amerikë kur ishte ende e vogël, por preferoi të mbante nënshtetësinë e së ëmës.

Naomi Osaka. Gazeta Si, 23 maj 2020

Osaka është ngjitur në vend të parë të klasifikimit botëror pasi fitoi dy turne radhazi grande slam, “Us Open 2018” dhe “Australian Open 2019”. Aktualisht, ndodhet në vend të 10-të të renditjes. Japonezja ka hyrë në tenisin profesionist që prej vitit 2014, si për koincidencë, ditën e 16-vjetorit të saj të lindjes. Është tenistja e parë nga Japonia që fiton një turne grande slam dhe aziatikja e parë që është bërë numri 1 në klasifikimin botëror. Osaka është në vend të 29-të sa i takon listës së gjithë sportistëve, ndërsa Serena Uilliams në vend të 33-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë