Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik, duke sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në vendin tonë gjatë ditës së premte.
Ditën e premte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare dhe prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/12°C
Zona e ulët 4/16°C
Zona bregdetare 9/17°C
E Shtunë, data 26 Nëntor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 1/10°C
Zona e ulët 3/16°C
Zona bregdetare 8/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.