Filmi “E Preferuara” i regjisorit grek Yorgos Lanthimos është shndërruar në kryefjalën e Çmimeve Europiane të Filmit (EFA), edicioni i 32, duke fituar çmimin e filmit më të mirë, komedisë më të mirë dhe aktores më të mirë për Olivia Colman, e cila luante rolin e Mbretëreshës Anne. EFA konsiderohet si OSCAR-i europian i filmit.
“E preferuara” është renditur në krye të nominimeve së bashku me filmin “Dhimbje dhe Lavdi” të regjisorit Pedro Almodóvar dhe filmin e bazuar në romanin e Polanskit “Një Oficer dhe Një Spiun “.
Tragjikomedia e Lanthimos ka marrë po ashtu katër çmime të para për kinematografinë, redaktimin, dizajnin dhe make-up.
Ndërkohë filmi “Dhimbje dhe Lavdi” fitoi çmimin e aktorit më të mirë falë Antonio Banderas, i cili mori po ashtu çmimin e aktorit më të mirë në Kanë. Ndërkohë seriali “Les Miserables”, i cili fitoi çmimin e jurisë në Kanë dhe që përfaqëson Francën në Çmimet Oscar, fitoi çmimin e “European Discovery”.
Ndërkohë, “Portreti i një Zonje në Zjarr”, i regjisores Celine Sciamma fitoi çmimin Europian të Skenaristëve. Sciamma, e cila kishte fituar po ashtu këtë çmim edhe në Festivalin e Kanës, tha se shpreson që skenaristët e rinj të fuqizohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.