Dosje

E nisi si hajdut, përfundon i vdekur nga eksplozivi me telekomandë në makinë

Duke udhëtuar  me makinen volkswagen AB007PO , Aleksandër Sadikaj po nxitonte drejt vdekjes pa e ditur se sa pranë tij ishte instaluar një kuti e zezë që shpërtheu.

Tritoli i komanduar në distancë shkrumboi atë dhe makinën dhe lëndoi lehtë një gruaj që po udhëtonte me fëmijët e saj.

Në orën 13:35 minuta në autostradën Tiranë-Elbasan , në afërsi të një qendre tregtare, qytetarët dëgjuan së pari zhurmën e fortë të eksplozionit dhe me pas panë vatrën e madhe të flakëve.

Rruga kryesore u bllokua menjëherë. Drejtuesit e automjeteve , disa prej të cilëve e filmuan makinën në flakë vërejtën një të ri që u rrëzua në tokë me gjymtyrët e prera.

S’kishte forcë të kërkonte ndihmë me fjalë por vecc ulërinte në gjendje të pandërgjegjshme.

Ndonëse vrapuan për ta shpëtuar ai dha shpirt në duart e tyre pak kilometra larg skenën së krimit.

Policia e identifikoi të ndjerin nga patenta që kishte në kuletë.

Policia tha se mjeti ishte marrë në përdorim nga viktima. Ai njihej prej saj, për krime të vogla. Emri i Aleksandërit u shfaqet për herë të parë në botën e krimit banal në vitin 2011. Në atë kohë Aleksandër Sadikaj ishte vetëm 16 vjeç dhe policia e Beratit e identifikoi si të implikuar në një vjedhje të rëndomtë së bashku me një adoleshent tjetër të quajtur Rexhino Pepaj.

Aleksandër Sadikaj u kap pak orë mbasi pas mbrëmjes së 8 prillit se kishte vjedhur disa metra kabull në pronësi të kompanisë Albtelekom. I riu për shkak të moshës së mitur i shpëton penalizimit , ndonëse një tjetër komisariat i Vlorës e shpalli në kërkim duke u bazuar në një vendim të gjykatës që kishte caktuar arrest me burg për akuzën e vjedhjes.

Rreth 6 vjet më vonë ai hyn në kartelat e policisë, pasi sicc mëson gazeta “Si”, ai nuk pranoi t’i bindej  policisë dhe goditi një patrullë policie. Për këtë krim i riu nga Berati që së fundi kishte hapur një bar restorant u dënua me 8 muaj burgim.

Gjykata e Sarandës vendos arrest me burg në mungesë në korrik 2019 për Aleksandër Sadikaj , pas  ai gjatë një sherri për motive të dobëta plagosi shtetasin me inicialet A.D një krim për të cilin u akuzua për veprën vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Megjithatë mbetet enigmatike pasurimi i beftë i 27 vjeçarit vrarë me shpërthim të telekomanduar që nga një hajdut i rëndomtë u kthye biznesmen.

” Ne dyshojmë se Aleksandër Sadikaj , sipas të dhënave operative ishte implikuar edhe në fushën e kultivimit të hashashit në jug të Shqipërisë , por nuk disponihen ende të dhëna për grupin që e rekrutoi deri ditën që shtypi butonin për ta vrarë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë