Mode

E mrekullueshme në çdo dalje, Melania Trump sfidon stilistët e famshëm

Ndër vite Melania ka ndryshuar stilin e saj të veshjes nga ekstravagante dhe joshëse në atë më të sofistikuar. Në momentin që u bë Zonjë e Parë e Amerikës, Melania ndryshoi në mënyrë drastike gardërobën e saj.

Fillimisht Zonja e Parë u refuzua nga shumë stilistë të njohur botërorë, të cilët nuk pranuan ta vishnin në formë proteste ndaj pikëpamjeve të Donald Trump. Që prej muajit janar të këtij viti, Melania vishet nga stilisti parisien Hervé Pierre, i cili ka punuar më parë për markat Oscar De La Renta dhe Carolina Herrera.

Në një intervistë për “New York Times”, ai ka treguar se që prej muajit janar ai bën përzgjedhjen e çdo veshjeje të Zonjës së Parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë