Gazeta Si- Dy vëllezër janë arrestuar në Rrogozhinë, pasi kishin përshtatur hotelin e tyre për ushtrim prostitucioni.
Policia thotë se janë arrestuar edhe dy shtetase, të cilat ushtronin veprimtarinë e paligjshme në këtë hotel.
“U arrestuan në flagrancë shtetasit: F. H., 62 vjeç dhe Sh. H., 55 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim; Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni””, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Gjithashtu policia ka sekuestruar hotelin në pronësi të 2 vëllezërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




