Shendet

E keni pyetur veten ndonjëherë: Kur jam i moshuar?

Nga Steven Petrow - Sa më shumë përpiqem të qëndroj larg idesë së jetëgjatësisë, ndonjëherë rri edhe mendoj me vete “sa kohë më ka mbetur?”. Besoj se ju ka ndodhur edhe juve, apo jo?
Është pikërisht kjo temë që kthehet shpeshherë në diskutim mes meje dhe miqve të mi që na mundon vetëm një pyetje. A jemi të moshuar?
Ndonjëherë njerëzit vendosin se kush është i vjetër, në bazë të viteve që ka jetuar dhe jo sa vite do të jetojë, apo sa është i shëndetshëm nga ana mendore dhe fizike. Unë së shpejti do të mbush 62 vjeç. Çfarë mendoni ju për këtë moshë? Unë gjithnjë kam qenë i prirur të mendoj se mosha është thjesht një numër.

Por çfarë do të thotë të jesh i vjetër në ditët e sotme?
Kjo nuk është një pyetje e pa kuptimtë, apo një përkufizim i vjetër që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në atë se si ndihemi për veten tonë(për të mos përmendur se si na shohin të tjerë), gjithashtu ka rëndësi që edhe përcaktimi që politikëbërësit na bëjnë të mendojmë për planifikimin e popullatës së plakjes.
Demografët shpjegojnë se nuk ka rëndësi vendi ku jetoni, pasi jetëgjatësia është e ndryshme në vende të ndryshme. As që nuk varet nga aftësitë njohëse dhe funksionale t individit, të cilat sigurisht janë të ndryshme. Demografi Segei Schrbov në institutin Ndërkombëtar për Analiza të Aplikuara të Sistemeve në SHBA, i cili studion plakjen, kohët e fundi gjatë promovimit të librit të tij,“Perspektiva e jetëgjatësisë: një vizion i ri i moshës së popullsisë”, tregon një përmbysje të madhësisë të të gjithë botës. Për gati 15 vjet, ata kanë përcaktuar fillimisht se ideja e moshës kronologjike( në bazë të viteve që ka jetuar një individ) është një ide e gabuar. Gjatë konferencës i bëra një pyetje shumë të rëndësishme për mua Scherbovit. “Çfarë e bën dikë të vjetër”. Ai mu përgjigj: Nuk është koha kur ju keni mbushur 60 vjeç, apo kur keni përcaktuar se keni jetuar 20 apo 30 vite, apo fakti se mosha 60 vjeçare përcaktohet nga popullsia periudha kur njerëzit fillojnë të shfaqin shenjat e para të plakjes, pasi mendohet se cilësia e jetës merr një kthesë për keq.

Scerbov gjithashtu më shpjegoi se të rinj dhe të vjetër janë nocione të afërta dhe pikat e tyre të përbashkëta është pikërisht fjala “jetëgjatësi”
“Disa njerëz mund të jenë të moshuar në moshën 56, 60 vjeç ose 75 vjeç,” tha ai në konferencë.
Për të na e treguar me shembull, ai na kukoi të imagjinonim një grua 60 vjeçare në Japoni, ku mosha mesatare e jetëgjatësisë është 88 vjeç, ndër më të gjatat në botë. Në këtë moshë ajo nuk do të konsiderohej kurrë e moshuar. Si në të kundër një grua në Sierra Leone, kombi me jetën më të shkurtër, ku mosha mesatare e vdekjeve arrin deri në 72 vjeç, një grua në moshën 57 vjeçare konsiderohet e vjetër.
“Këta njerëz janë shumë të ndryshëm. Ata kanë jetë gjatësi të ndryshme. Ata kanë aftësi njohëse të ndryshme dhe gjithashtu, aftësi fizike të ndryshme,” shtoi ai.
Scherbov tregoi edhe konceptin që sipas tij përcakton plakjen e quajtur nga ai si “plakja në bazë të karakteristikave”.
“Kjo varet nga karakteristikat e njerëzve në çfarë kuptimi mund t’i quajmë ata të vjetët, për shkak të moshës së tyre apo për shkak të aftësisë së kufizuar? Pra, kjo varet nga njerëzit,” shtoi ai.
Sipas demografit, fjala e “moshuar” ndryshon mes kombeve dhe veçanërisht mes vendeve më shume dhe më akt ë zhvilluara, duke bërë dallime në fusha të ndryshme si në arsim, shkalla e vdekshmërisë, kujdesi shëndetësor dhe jetëgjatësia.


Sipas asaj që Scherbov më shpjegoi, të qenurit “i moshuar” varet nga aftësitë njohëse, aftësitë e kufizuara, historia shëndetësore, madje edhe nivelet e arsimimit, pra nga karakteristikat tona. Erwin Tan, drejtori i shëndetit në AARP organizata më e madhe jofitimprurëse, e dedikuar për këshillimin e njerëzve 50 vjeç e lart, për të zgjedhur mënyrën se si ata jetojnë në moshën e tyre, më shpjegoi se duhet të provoja kalkulatorin e organizatës së tyre, duke plotësuar 13 pyetje, të cilat kërkonin që të njëjtat karakteristika që Scherbov më shpjegoi. këtë përllogaritës mund ta gjeni në faqen "Northwestern Mutual Life Insurance’s life span calculator",

Sipas llogarive të mia unë mund të quhesha i mohuar në moshë 73 vjeç. Gjithashtu, ai më tregoi një studim të madh britanik, ku cilësia e jetës përcaktonte jetëgjatësinë. Hulumtimi tregonte se kishte një sërë faktorësh mbi mënyrën e jetesës që tregonin se mund të ishin në rrezikshmëri për jetën.
Tani që nuk jam më zyrtarisht i vjetër mendoj se do më duhen disa ditë pushime.

*Steven Petrow është një gazetar dhe autor i librave të ndryshëm që kanë fituar shumë çmime. Ai njohët për shkrime të shumta në gazetën The Washington Post dhe New York Times, për tema të ndryshme si plakja, shëndeti dhe LGBT.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë