Shendet

E keni menduar ndonjeherë, pse zgjoheni me dhimbje fyti?

Shumë nga ne jemi zgjuar duke na u kruar hunda, dhimbje fyti, sy të skuqur apo dhe lëkurë të irrituar. Këto janë simptoma të dukshme por shpesh të pashpjegueshme.
E vërteta mbas kësoj qëndron tek ambienti mu ju flini i cili bëhet i preferuari për disa merimanga mikroskopike, ndoshta ndër më të vjetrat në botë.
Rreziku që vjen nga ato është treguar nga Philip Tierno, një mikrobiolog dhe patolog në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Nju Jorkut, sipas të cilit rreth një në gjashtë njerëz vuajnë nga ndonjë formë e alergjisë ose vështirësive të frymëmarrjes. Këto shifra nuk janë të rënda nëse marrim parasysh se kemi kaluar mesatarisht rreth një të tretën e jetës sonë në shtrat dhe se ka 12 mijë merimanga për çdo gram pluhur dhe deri në një milion në dyshek.


Këto merimanga shkaktojnë kruarje të hundës, vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë, ngushtësi në gjoks, skuqje të lëkurës, fytyrës dhe kokës.
Sipas Tierno, megjithatë, shtrati është gjithashtu mbretëria e kërpudhave, baktereve, qimeve të kafshëve, polenit dhe mbetjeve të ndryshme të trupit të njeriut (djersa, sekrecionet vaginale dhe anale, pështyma, qelizat e lëkurës,). Mjafton të themi se një njeri me gjatësi mesatare është në gjendje të lëshojë deri në njëqind litra djersë në shtrat gjatë gjithë jetës së tij.
Një studim nga Universiteti i Kingston, Angli i udhëhequr nga Stephen Pretlove tregon se duke e lënë shtratin pa rregulluar mban larg parazitët e pluhurit. Kjo sepse, duke eleminuar lagështinë nga pëlhurat, merimangat parandalohen të marrin ujin e nevojshëm dhe kështu, ato shpërbëhen dhe vdesin. Ndërrimi i pizhameve shpesh mund të kontribuojë gjithashtu në një zgjim të shëndetshëm.
Të gjithë, në fakt, kanë mikroorganizma të ndryshme në lëkurë dhe në zorrë, të cilat në përgjithësi nuk janë të dëmshme, por që mund të bëhen të tilla nëse bien në kontakt me pjesë të tjera të trupit.
Burimi: Il Giornale. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë