Shendet

E ke provuar hamburger me mish artificial ?

Testi i burgerit të rremë: A mundet mishi i bërë nga bimët të të gënjejë?

Nëse ju pëlqen mishi, por nuk donin anën e mizorisë ndaj kafshëve apo shkatërrimin e mjedisit, vjen diçka e re në menynë  tuaj – dhe ka shije çuditërisht të mirë

E dashuroj mishin. E dua aromën e tij kur gatuhet, tingullin e cërcëritjes. E dua yndyrën tek kullon në qymyr nën skarë, rozën e thellë të një bifteku, tymin, gjakun. Veçanërisht më pëlqen të ha burgerë në ShBA, ku veprimi i pjekjes së mishit është një formë arti që është përsosur në një parajsë së lëngshme, të kripur e të dhjamur.

Le të themi se nuk isha i stërvitur kur më kërkuan të shkoja e të provoja burgerin e ri vegan ndërsa isha në Teksas. Isha në shtëpinë e skarës, në fund të fundit, ku biftekët janë të mëdhenj sa koka. Mendimi i të zgjedhurit një burger vegan më bëri të ndihesha keq.

Por ndoshta jo për shumë kohë. Nuk m’u ofrua  të provoja një burger bishtajash standard, por të shijoja një Burger të Pamundur, një analog  të markës së re të mishit me bazë bimore krijuar duke përdorur biokiminë dhe teknologjinë e fundit. Këta nuk janë zëvendësuesit tuaj standardë të mishit si tofuja apo soja; as nuk janë mishrat e  shumë reklamuar, por ende eksperimentalë që rriten në laboratorë nga qelizat staminale. Janë produkte bimore të përpunuara për t’u dukur, nuhatur, shijuar dhe ndjerë si mish. Dhe synojnë drejt e në zemrën e mishngrënësve si unë.

Kjo mund të jetë e dobishme, sepse jam i vetëdijshëm me dhimbje se duhet të pakësojë sasinë e mishit që konsumoj. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës së Kombeve të Bashkuara , kafshët kullosin në një të katërtën e tokës pa akull të planetit tonë, ndërsa një tjetër gjigant i madh përdoret për të rritur ushqimin. Gazet serë  janë të lidhura me industrinë...

Zëvendësuesit e mishit nuk janë të përsosur, por ia vlejnë të provohen

Shija jonë për mish është shkatërrimtare nga pikëpamja mjedisore. Duhet të festojmë këto alternativa që zhvillojnë mishin me bazë bimësh

Një nga pengesat më të mëdha për të jetuar një jetë të qëndrueshme është se të jetosh paqëndrueshëm është shpesh më e rehatshme, argëtuese dhe interesante. Sigurisht të fluturosh jashtë shtetit shkarkon shumë dyoksid karboni në atmosferë, por nëse ju pëlqen të udhëtoni dhe jua mban xhepi ta bëni, të zgjidhni të qëndroni në shtëpi është një vetë-sakrifikim.

burger me mish artificial

Një sferë e jetë ku luksi është veçanërisht dëmtues është të ngrënit mish. Pavarësisht tendencës në rritje drejt vegjetarianizmit dhe veganzimit, shumë njerëz në Tokë hanë mish. Sipas një raporti të fundit nga Instituti i Kërkimeve Sociale dhe Ekonomike, në Dublin të Irlandës, vetëm rreth 20 përqind e  popullsisë së botës – 1.5 miliardë njerëz – nuk hanë kurrë mish. Shumica prej tyre janë vegjetarianë prej nevojës. “Ata do të fillojnë të hanë mish sapo të munden ta përballojnë ekonomikisht.”, thotë raporti.

Gjithnjë e më shumë po e përballojnë. Në Kinë, konsumi i mishit për kokë është rritur me 400 përqind mes viteve 1970 dhe 2007. Shto një  popullsi botërore në rritje dhe kërkesat për mish do të kapin tavanin.

Mirëqenia në rritje është diçka e shkëlqyer, por nga këndvështrimi mjedisor mishi është shkatërrimtar. Kullotat për kafshët zënë një territor me përmasën e Afrikës.

Toka bujqësore zë  një hapësirë sa përmasa e Amerikës së Jugut dhe një e treta e kësaj është e përdorur për të rritur ushqim për kafshët. Thënë kjo, bagëtia zë mbi 70 përqind të tokës së fermave. Blegtoria prodhon gazra serrë dhe përpin energjinë dhe ujin.

Zgjidhja e dukshme për këtë është të hash më pak mish, ndaj duhet të festojmë një gjeneratë të re të kompanive ushqimore që njohin dëshirën tonë për të ngrënë mish, por gjithashtu nevojën për të bërë diçka rreth ndikimit që ka.  Zëvendësuesit e mishit me bazë bimësh ende nuk kanë mbërritur, por kanë ecur përtej asaj që shumë e mendonin të mundshme. Ia vlen të provohen.

Edhe sikur t’i hani rrallë  mund të pakësojë gjurmët e ndotjes suaj në mjedis.

Në  fakt, filozofia – të kënaqësh dëshirën për luks dhe rehati ndërsa pakëson ndotjen mjedisore – mund të ketë një mundësi më të mirë për sukses sesa të kërkojë sakrifica. Mund të aplikohet edhe në zona të tjera të jetës ku të bësh gjënë e duhur duket e vështirë: veshjet, paketimet dhe elektronika më vijnë ndër mend. Sipërmarrës, ndizni motorët.

*Marrë me shkurtime nga New Scientist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë