Moti

E hëna nisi me vranësira dhe reshje të pakta, surprizat e motit në mesjavë

Vranësirat do të jenë prezente në territorin shqiptar, ku herë pas herë do të ketë edhe reshje në sasi të pakta. Parashikohet që sot vranësirat të zhvillohen herë pas here, duke sjellë reshje në sasi të pakta. Në majat e maleve do të ketë reshje të izoluara dëbore. Duke filluar që nga nesër, moti do të jetë kryesisht i kthjellët pothuajse në pjesën më të madhe të territorit.

Nesër presim reshje të pakta dhe të izoluara në zonat malore. Nga e mërkura deri të premten, do ketë përmirësim të dukshëm të motit. Do të jetë i kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare dhe nuk presim që të ketë reshje. Temperaturat e ajrit sot kanë pësuar një rënie të lehtë. Minimale regjistrohen -1 në Peshkopi, dhe maksimalja deri në 16 gradë në Vlorë dhe Sarandë.

Nga e marta deri të premten, do të kemi rritje të lehtë graduale të temperaturave. Megjithatë, minimalet do të mbeten në 0 dhe -1 dhe maksimalet deri në 18 gradë. Ka një përmirësim të dukshëm të parametrit të erës. Herë pas here do të jetë e lehtë dhe mesatare dhe me shpejtësi jo më shumë 40 km/orë, duke sjellë një valëzim të lehtë në brigjet detare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë