Ngjarje

E frikshme, 793 viktima dhe 6557 të infektuar në 1 ditë në Itali

Brenda 24 orëve në Itali ka pasur 793 viktima. Ky është një bilanc lufte në gadishullin Apenin ku nuk ka të ndalur numri i viktimave nga koronavirusi, ku gjatë së shtunës shkuan në total 4825 të vdekur dhe 53 578 të infektuar. Rritja e të infektuar ka kapur një shifër rekord, 6557 brenda një dite, kur gjysma prej tyre, 3251, i përket rajonit të Lombardisë. Pacientë në gjendje kritike për jetën janë 2857, ndërsa 17 708 po kurohen në struktura spitalore e 22 116 në kushte shtëpie.

Numri i pacientëve të shëruar deri më tani është 6072. Brenda 24 orëve ka pasur 943 të shëruar më shumë. Në Lombardi janë regjistruar deri më sot 25 515 persona të infektuar e 3095 viktima. Brenda 24 orëve në Lombardi ka pasur 546 viktima. Rritje progresive shqetësuese ka shënuar gjatë orëve të fundit dhe jugu i Italisë. Në rajonin e Kalabrisë janë aktualisht 235 pacientë të infektuar nga koronavirus e 35 viktima. Në rajonin e Siçilisë janë 490 të infektuar e 6 viktima.

Në Puglia 675 të infektuar e 29 viktima; në Sardegna 330 të infektuar e 4 viktima. Rajoni i Bazilikatës për disa ditë rresht ka numrin më të ulët të personave të infektuar, vetëm 66 dhe asnjë viktimë. Arsyeja e rritjes së numrit të viktimave në jug të Italisë ka ardhur pas lëvizjes së ditëve më parë nga veriu, për t'i shpëtuar infektimit nga pandemia. Në Itali janë kryer deri më sot 232 222 tampone.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë