Ka ndodhur

‘E disata herë’, digjet makina e personazhit të njohur në TikTok, Kozak

Nga Gazeta Si- Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Alliasit në Tiranë.

Makina është në pronësi të Kozak Bracit, një personazh i njohur i përdoruesve të Tik Tok.

Deri në këtë momente dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht megjithatë grupi hetimor nuk ka dal ende në një përfundim për shkaqet e zjarrit.

Ka qenë vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka treguar për rastin. Në pamjet e publikuara teksa makina digjet, Kozaku ka deklaruar se “nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë”.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin paraprak të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë