Ndonëse të gjithë mendojmë se mosha kur kemi vetëvlerësimin më të lartë për vetën përkon me moshën e rinisë, pikërisht në kohën kur çdo kush, mbaron studimet, gjen një punë të mirë, rritet profesionalisht etj. Por në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë.
Sipas një studimi të fundit me 300 persona është zbuluar se mosha ideale kur vlerësimi për veten arrin majat është në moshën 60-vjeçare.
Po pse pikërisht në këtë moshë?
Në të gjashtëdhjetat ju nuk keni më kujdes së çfarë njerëzit e tjerë mendojnë për ju dhe jeni ne paqe me trupin tuaj, ndoshta edhe për shkak të përvojës së jetës. Një pjesë tjetër janë edhe presionet e mediave sociale të cilat bëjnë që njerëzit të kenë më pak vetëvlerësim tek vetja e tyre. Një studim vitin e kaluar, arriti në përfundimin se Instagram-i është rrjeti social më i keq në aspektin e ndikimit të tij në shëndetin mendor. Njerëzit në këtë moshë nuk merren shumë me rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.