Atletike

E bujshme në Berlin, rekordi i botës në maratonë thyhet me mbi 2 minuta

Gazeta Si - Atletja 26-vjeçare, Tigst Asefa, ka zhvilluar një garë të jashtëzakonshme në Berlin, ku regjistroi kohën 2 orë, 11 minuta e 53 sekonda, duke thyer rekordin e Kosgei. Në maratonën e meshkujve, suskesi i 5-të për Kipçoge.

Arritja e etiopianes Asefa në maratonën e 3-të të karrierës, është vërtet e jashtëzakonshme. Ajo ka vendosur rekord të ri botëror, duke e thyer të mëparshmin me më shumë se dy minuta. Keniania Brigid Kosgei, në Çikago 2019, arriti kohën 2 orë 14 minuta e 04 sekonda.

Tigst Asefa kalon finishin. Gazeta Si, 24 shtator 2023

Keniania Sheila Çepkirui ka zënë vendin e dytë në Maratonën e Berlit, me kohën 2 orë, 17minuta dhe 49 sekonda, ndërsa vendi i tretë i ka takuar atletes nga Tanzania, Magdalena Shauri, me kohën 2 orë, 18 minuta dhe 41 sekonda.

Te meshkujt, Kipçoge, gati 39 vjeç, ka treguar sërish se në majat e maratonës botërore mbetet gjithmonë ai. Ka fituar maratonën e 16-të nga 19 që ka marrë pjesë. Në vend të dytë doli bashkombasi i tij Vinsent Kipkemboi dhe në vend të tretë etiopiani Tadese Takele.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë