Lojëra me Dore

E bujshme në Australian Open, një 20-vjeçar eliminon Federer

Një nga emrat e mëdhenj të tenisit, Roxher Federer, kampion në fuqi, është eliminuar nga "Australian Open". Surpriza më e madhe e këtij turneu ka ardhur nga greku Stefanos Cicipas, i cili ka mundur Federerin pas 4 setesh, duke treguar një përgatitje shumë të mirë tekniko-fizike dhe mentale.

Një gjeneratë e re po vjen në tenis dhe 20-vjeçari grek është pjesë e saj. Cicipas ka rrëmbyer skenën, pasi ka eliminuar një legjendë si Federer. Ai është numri 15 në botë dhe ka ndërpresë serinë prej 17 fitoresh radhazi të Roxher Federer në "Australian Open". Bashkë me Zverev, Cicipas mund të cilësohen tashmë pa frikë si dy tenistët e rinj, që do të bëjnë historinë. Janë dy fenomene.

https://twitter.com/FIFAWCGoals/status/1086971170853961730

Ndeshja ka zgjatur 3 orë e 45 minuta dhe ka qenë shumë e vështirë për të riun grek. Katër setet janë mbyllur 6-7, 7-6, 7-5 dhe 7-6, me Cicipas që shkon në çerekfinale për herë të parë në karrierë. Një paraqitje e jashtëzakonshme e tenistit të ri, mbi të gjitha në aspektin psikologjik, sidomos pasi humbi një "tie break" pas shumë rastesh në favor. Ndeshja e Federer erdhi duke u venitur pak e nga pak dhe në fund ai e ka parë veten jashtë turneut. Tani Cicipas do të ndeshet me spanjollin Bautista Agut dhe në këtë ndeshje konsiderohet favorit.

https://twitter.com/tennisnewschan1/status/1086978381898530816

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë