Teknologji dhe Inovacion

E ardhmja e menaxhimit te kompanive duke inkorporuar WEB 3.0

Me zhvillimin e metaverse dhe rritjes së industrisë së WEB 3.0, mënyra të reja të menaxhimit të kompanive janë krijuar. Një nga praktikat më të perdorura është krijimi i një DAO.

DAO është nje kompani ose projekt ku çdo aspekt i tij është i kontrrolluar nga një grup individual personash të cilët kanë investuar në të dhe kanë nje fuqi votuese propocinale me pjesen që kanë blerë.

Ata mund të ngrejnë propozime mbi menaxhimin e kompanisë si alokimi i fondeve, rregullimi i problemeve teknike ku në të cilat gjithkush që ka të drejtë vote mund ta shprehi atë.

Çdo kompani mund të përdori në avantazhin e vet këtë inovacion duke transformuar termin “klient” në “komunitet”. Kjo do të arrihet pasi çdo klient i cili ka blerë monedhën e DAO të kompanisë do të ketë një zë në vendimet e kompanisë të cilat prekin konsumatorin.

Megjithëse vendimet e rëndësishme teknike domosdoshmërisht do të kryhen nga shumica e aksionerëve, klientët do të kenë një zë mbi ndryshimet estetike të produktit, përmirësimin e një aspekti të tij si dhe përmirësimin e reklamimit dhe markës.

Adoptimi i këtyre inovacioneve të reja do të ndihmojë kompanitë për të kuptuar më mirë tregun dhe për të nxjerrë një produkt sa më perfekt. Kompanitë të cilat do te veprojnë të parat në këtë fushë do e ndjenë avantazhin që do kenë mbi kompeticionin në vitet në vazhdim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë