Ka ndodhur

Dyshohet se plagosi të riun në Kavajë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim për disa vepra penale është arrestuar nga Policia e Kavajës. Në pranga ka rënë shtetasi E.C., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka caktuar në mungesë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur me datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë. 36-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë