Nga Gazeta Si- Një 23 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, e reja dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.
“Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjeksore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.