Ka ndodhur

Dyshohet se keqtrajtoi 5-vjeçarin me autizëm, nën hetim edukatorja e kopshtit publik në Elbasan

Gazeta Si - Një edukatore e një kopshti publik në Elbasan, është vënë në hetim nga policia në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar me spektër të autizmit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 57 vjeçaren, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopsht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë