Ka ndodhur

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, ndalohet 36-vjeçari në Pogradec

Nga Gazeta Si - Policia e Pogradecit ka ndaluar shtetasin në kërkim Bledi Sinanllari, 36 vjeç, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, me një të mitur.

Policia thotë se është arrestuar 27-vjeçari Elis Shkoza, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës dhe dhunës në familje).

27-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka kanosur punonjësin e policisë në ambientin e Komisariatit të Policisë Kolonjë, ku ndodhej i shoqëruar pas një konflikti familjar, si dhe ka tentuar të largohet nga këto ambiente, por më pas është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë