Ka ndodhur

Dyshohet se janë vjedhur, bllokohen tre automjete në portin e Durrësit

Gazeta Si - Tre automjete, të cilat vinin nga jashtë, janë bllokuar në portin e Durrësit me dyshimin e janë të vjedhura.

Për rrjedhojë, u morën masa ndaj poseduesve të tyre, ku një person u arrestua dhe dy të tjerë u ndoqën penalisht.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.R., 53 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike", pasi është konstatuar me një automjet, i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian.

Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasit: F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç, banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë konstatuar me automjetet përkatëse, të cilët rezultojnë të vjedhura në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë