Ka ndodhur

Dyshohet se do vidhnin një banesë, arrestohen dy persona me armë në makinë në Pezë Helmës

Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar këtë të martë në Pezë Helmës, pasi u kapën duke lëvizur me armë zjarri në automjet.

Policia dyshon se ata do të kryenin një vjedhje nën kërcënimin e armës.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Parandalimi" u arrestuan P. L., banues në Pezë Helmës, i dënuar më parë për vjedhje dhe Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Të dy të arrestuarit, rezultojnë të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

"Në Pezë Helmës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "Volkswagen" me të cilin udhëtonin shtetasit P. L. dhe Gj. H. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë," njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, një automjet, veshje dhe sende të tjera që dyshohet se autorët do t’i përdornin për të kryer vjedhjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë