Ka ndodhur

Dyshohet se do kryente një vrasje, kapet pas 3 ditësh 23-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si - Tre ditë pasi policia parandaloi një vrasje në Elbasan, arrestohet një 23-vjeçar,  cili dyshohet se do të kryente këtë krim.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale B.R., në rrugën “Tomorr Sinani” gjatë aksionit policor të koduar “Plani”.

23-vjeçari kishte planifikuar që më datë 26 maj të vriste një 24-vjeçar me të cilin ishte konfliktuar më parë. 24-vjeçari ka qenë i dënuar 2 herë më parë për drogë.

Por për shkak të kontrolleve policore, i dyshuari nuk realizoi dot planin dhe hodhi armën në rrugë e u largua me vrap.

Bashkë me 23-vjeçarin është arrestuar edhe një person tjetër E.Rr. 24 vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. Rr. nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesën e shtetasit B. B., të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Plani”, të zhvilluar më datë 26.05.2023, si dhe ka përkrahur shtetasin B. R.

Në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim edhe shtetasi K. S. (lidhje shoqërore e shtetasit B. R.). Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të implikimit ose jo të këtij shtetasi, në këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë