Ka ndodhur

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, pranga 60-vjeçarit në Tiranë

Gazeta Si- Një 60-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Policia thotë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K.B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë