Analize

Dyndje vaksinash ruse dhe kineze, por ballkanasit janë skeptikë

Të gjendura përballë “braktisjes” nga Perëndimi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja i kanë kthyer sytë nga Lindja, duke marrë vaksina ruse dhe kineze.  Pas Bosnjës dhe Serbisë, Maqedonia e Veriut është bërë e fundit në rajon që ka vendosur të furnizohet këtë fundjavë me 100 mijë vaksina ruse kundër koronavirusit. Po ashtu përveç Shqipërisë dhe Kosovës, të gjitha vendet e rajonit kanë porositur qindra mijëra doza të vaksinave kineze.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka njoftuar të shtunën se u ka dhënë institucioneve udhëzime për arritjen e një marrëveshjeje për furnizimit me vaksinën “Sputnik V” të  200 mijë vaksinave kineze nga kompania “Sinopharm”.

Vaksinimi kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka nisur më 17 shkurt, falë dhurimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer nga Serbia.

Por edhe pse Maqedonisë së Veriut iu desh të priste gjatë për nisjen vaksinimit, procesi ka të ngjarë të përballet më një pengesë të madhe: skepticizmin ndaj vaksinës ruse dhe asaj kineze.

Aktivisti Bekim Barjami i thotë Gazetës Si se do të presë mbërritjen e vaksinave të Pfizer apo atyre të Astrazenercës, me të cilën Shkupi ka një marrëveshje të drejtpërdrejtë, porse nuk do të pranojë të marrë vaksinën kineze apo të ruse të porositur së fundmi.

“Duhet ta pyesim veten pse këto vaksina ishin zgjedhja e fundit e qeverisë tonë. Ne kemi nisur që në verë bisedimet me kompanitë perëndimore, por mëqë nuk po marrin dot dozat e Pfizer apo të Astrazenercës, po mjaftohemi me ato që na ofrohen”, shprehet ai për Gazeta Si.        

Asnjëra prej vaksinave të prodhura në Kinë apo Rusi nuk ka marrë miratimin e Agjencisë Amerikane të Barnave (FDA) apo të asaj europiane (EMA) edhe pse Komisioni Europian mësohet se ndodhet në bisedime me Moksën për vaksinën Sputnik V. “Frika” që është përhapur në përgjithësi ndaj vaksinave anti-covid në rrjetet sociale duket se bëhet më e madhe kur bie fjala tek vaksinat që vijnë nga Lindja.

“Unë nuk e di a është e sigurt”, thotë Barjami duke iu referuar vaksinën kineze që pritet të mbërrijë së shpejti në Shkup. “Ne e kemi porositur pa marrë miratimin nga SHBA-ja apo Europa. Është zgjedhjeje personale, por unë do prisja ato nga Perëndimi”, thekson ai.

Gazetarja e ALSAT M në Shkup, Fatume Dervishi i thotë po ashtu Gazetasi.al se skepticizmi në mesin e qytetarëve ndaj vaksinave kineze apo ruse është i madh, por se qeveria ndodhej nën presion të jashtëzakonshëm nga opinioni publik.

"Skepticizmi në mesin e qytetarëve për vaksinat ruse dhe kineze ekziston, kryesisht për shkak të deklaratave fillestare të zyrtarëve në vend të cilët kishin primare sigurimin e vaksinave nga “Pfizer” duke hedhur poshtë mundësinë për vaksina të tjera. Kryeministri Zaev madje kishte deklaruar se për vaksinat ruse dhe kineze do të marrë mendim edhe nga “NATO” duke e lidhur direkt çështjen e vaksinave me interes gjeostrategjike dhe indirekt edhe me sigurinë e vendit. Shteti ka paguar për mbi 800 mijë doza të vaksinës “Pfizer” por furnizimi vonon shumë më shumë nga sa që ishte parashikuar. Në presion të opinionit, institucionet u ndjenë të detyruar të sigurojnë doza të vaksinës kineze, për të cilat veçmë është bërë pagesa) dhe së fundmi, edhe të vaksinës asaj ruse. Edhe kryeministri por edhe ministri kanë folur në vazhdimësi për efikasitetin e të gjitha vaksinave që janë certifikuar, por sigurinë e vaksinave e kanë theksuar disa herë. Ministri i Shëndetësisë, ditë më parë deklaroi se personalisht është i gatshëm t’i pranojë edhe këto vaksina", thekson gazetarja per Si.

Përvec atyre që pritet të mbërrijnë në Shkup, Pekini ka dërguar në Serbi më shumë se një milion doza të vaksinën Sinopharm, të cilën Beogradi është ofruar të shpërndajë në të gjithë rajonin. Vaksina ka disa avantazhe: është më lirë të prodhohet dhe ruhet me lehtë sesa vaksinat e zhvilluara nga Pfizer ose Moderna. Sidoqoftë, vaksina Sinopharm ka një efikasitet prej vetëm 75% në 80%, sipas raporteve nga vendet që e kanë përdorur masivisht, si Turqia, Bahreini, Brazili dhe Peruja.

Ashtu si në Maqedoninë e Veriut, skepticizmi është i madh është në Serbi, ku vaksina serbe po shpërndahet gjerësisht në të gjithë vendin.

"Vaksina më e mirë është ajo që kemi në dispozicion," deklaroi ministrja serbe e administratës publike Marija Obradovic, duke iu referuar “frikës” së qytetarëve ndaj vaksinës që vijnë nga lindja.

Presidenti Vuçiç kishte pritur personalisht shpërndarjen e dozave të vaksinës në aeroportin e Beogradit, duke shprehur mirënjohjen e tij ndaj Kinës. Por analisti politik Jaksa Scekic thotë se pavarësisht propagandës së qeverisë, pjesa më e madhe e serbëve do të preferonin të vaksinoheshin me dozat r Pfizer.

Scekic thotë se është e vërtetë që shumë serbë tani e shikojnë Kinën si një mike të Serbisë, por se në sytë  e opinionit publik vaksinat e Pfizer apo të Astrazenercës shihen si më të sigurta. “Idealja do të ishte të kishim një vaksinë që është miratuar nga FDA-ja”, shprehet ai.

Dragana Milosevic, një mjeke serbe që po bën shpërndarjen e vaksinave në sallën e panairit të Beogradit, thotë se këtë qendër janë duke u vaksinuar deri në 2,000 qytetarë çdo ditë dhe se pjesa më e madhe kërkojnë të marrim vaksinën e Pfizer.

https://twitter.com/miodragsoric/status/1353452050210836481?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1353452050210836481%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dw.com%2Fen%2Fcovid-serbia-turns-to-china-for-vaccine-relief%2Fa-56335668

"Nuk ka pasur absolutisht asnjë efekt anësor deri më tani" thotë ajo për DW Serbie. “Qytetarët kur kanë pasur mundësi të zgjedhin kanë kërkuar vaksinën e Pfizer-Biontech, por për shkak të vonesave të dëergesave, tani jemi duke proceduar me vaksinat e tjera në dispozicion”, shton ajo.

Serbia ka vaksinuar më shumë se 450,000 qytetarë vetëm në dy javët e fundit dhe 1 milionë qytetarë nga fillimi i procesit të vaksinimit, një normë që tejkalon të gjitha shtetet e tjera në Europë përveç Britanisë.

Por prej dy javësh, shumica e vaksinave të shpërndara janë ato të gjigandit farmaceutik kinez Sinopharm, e cila përdor një virus të inaktivuar. Por edhe pse ekspertët perëndimorë vërejnë mungesën e transparencës dhe të dhënave nga provat klinike të realizuar nga Kina, katër nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të vaksinojnë popullatat e tyre më këtë vaksinë, duke i dhënë kështu një goditje të madhe edhe Perëndimit, i cili duket se ka dështuar të ndihmojë në kohë vendet e rajonit.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë