Analize

Dyndje drejt Beogradit, Serbia po vaksinon edhe qytetarët nga Ballkani

Një sërë shtetasish të huaj janë dyndur të enjten drejt Serbisë pas një lajmi të publikuar në mediat vendase se Beogradi po mundësonte vaksinime falas për të huajt, duke përdorur dozat e tepërta të “AstraZeneca”. Sipas mediave serbe, çdo qytetar i rajonit mjafton të aplikojë në faqen e qeverisë serbe dhe të paraqitet në qendrën e vaksinimit me një kartë identiteti ose pasaportë. Pasi të ketë marrë dozën e parë të Astrazeneca, atij i lihet takimi edhe për dozën e dytë.

Pacientët e huaj po vaksinohen në qendrën e vaksinimit Belexpo në Beograd, e cila mësohet se ka hapur dyert për qytetarët nga rajoni dhe jo vetëm që më 24 mars. Ajo që është ende e paqartë është nëse qytetarët e huaj që po vaksinohen në Serbi po paguajnë për dozat që po marrin dhe sa është kostoja e vaksinimit.

Elma është një nga qytetarët boshnjakë që u nis me makinën e saj me nënën dhe vëllain e saj sapo dëgjoi se Serbia po ofronte vaksina COVID-19 falas për të huajt dhe bëri udhëtimin pesë-orësh nga shtëpia e saj në Banja Luka për në Beograd.

Pacientët e huaj pushojnë pasi kanë marrë një dozë të vaksinës AstraZeneca Covid -19 në qendrën e vaksinimit Belexpo në Beograd,

Kur arriti në një qendër vaksnimi, ajo zbuloi se ishte një nga qindra qytetarët që vinin nga Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilët kishin dëgjuar për furnizimet e shumta të Beogradit.

Ndërsa shumë vende në të gjithë Ballkanin, dhe përtej Bashkimit Europian, kanë qenë duke luftuar me bllokime dhe mungesën e dozave të vaksinave, Serbia ka siguruar vaksinat nga një sërë furnizuesish të ndryshëm.

Marko Cadez, kreu i Dhomës së Tregtisë, tha të mërkurën organizata e tij kishte 100,000 doza për punonjësit e biznesëve në të gjithë rajonin. "Ne jemi një në të gjithë rajonin dhe vetëm së bashku mund ta mundim këtë fatkeqësi," u tha ai gazetarëve.

Dhoma e Tregtisë së Serbisë është autorizuar nga qeveria të siguronte vaksina për njerëzit e biznesit dhe punëtorët. "Kam ardhur këtu sepse vaksinat nuk do të mbërrijnë kurrë në Bosnjë," tha Elma, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj. "Kë do të arrijnë, por do të jetë tepër vonë," tha ajo. Ashtu se gjithë rajoni, Bosnja është përballur me një rritje të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve në mars, veçanërisht në kryeqytetin Sarajevë.

Kritikët nga i gjithë rajoni thonë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka përdorur vaksinat për të forcuar ndikimin e vendit të tij në Ballkanin Perëndimor një akuzë që ai e mohon. Serbia mund ta luajë rolin e bamirësit me fqinjët pasi ka fushatën e dytë më të suksesshme të vaksinimit në Europë, pas Britanisë së Madhe. Ajo ka arritur të sigurojë doza nga dy kompanitë farmaceutike Perëndimore, Pfizer dhe Astrazenerca dhe ka parë njëkohësisht edhe nga Lindja, duke marrë qindra mijëra doza vaksine nga Kina dhe Rusia. Serbia është tanimë vendi i vetëm në botë ku mund të gjenden të gjitha vaksinat në dispozicion kundër Covid-19.

Sipas të dhënave zyrtare, ajo ka vaksinuar më shumë se 2.1 milion njerëz me të paktën një dozë, në një vend me 7 milion banorë. Deri më tani, Serbia ka dhuruar vaksina për Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmi për vaksinimin e qytetarëve të huaj në Serbi tashmë është përhapur përtej Ballkanit. Daniel Bindernagel, një psikiatër gjerman nga Zvicra, i tha Reuters se ai kishte udhëtuar sapo kishte dëgjuar lajmin dhe arriti të aplikonte për një vaksinë në faqen e internetit të qeverisë serbe. "Është një mrekulli", tha ai për Reuters. “Unë u përpoqa… në Zvicër dhe Gjermani. Unë jam një mjek, por nuk munda ”.

Arman Galiçiç ishte po shtu mes atyre që udhëtuan 600 km nga Sarajeva, deri në Beograd për t’u vaksinuar.

“Një shok më dërgoi një mesazh, që thoshte se kishte ardhur papritur këtu dhe se ishte pranuar dhe vaksinuar. Ky informacion u përhap në Sarajevë njësoj si koronavirusi”, thotë Arman Galiçiç.

Burimet: "Euractiv", "Blic"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë