Lojëra me Dore

Dy vëllezërit Mërrei rikthehen triumfator në Uashington Open

Për herë të parë pas disa vitesh dy vëllezër triumfojnë së bashku në një fushë tenisi. Endi dhe Xhejm Mërrei u rikthyen të luajnë bashkë që nga viti 2016 dhe ia dolën që të fitojnë në Uashnington Open kundër dyshes franceze, Nikolas Mahut dhe Roxher Vaselin.

Dy vëllezërit skocez fituan pastër me sete, 6-4; 6-7 dhe 7-9. Ndeshja nuk ishte aq e thjeshtë për një sërë arsyesh. Së pari dy vëllezërit britanik luanin bashkë pas një shkëputje shumë të gjatë dhe së dyti ish-numri një i botës, Endi Mërrei, vinte pas një dëmtimi të rëndë dhe kjo ishte vetëm ndeshja e tij e katërt që nga shkurti i këtij viti.

 “Tani ndihem shumë herë më mirë dhe i ndjej këmbët më të forta. Nuk jam akoma aty ku unë dëshiroj që të jem, por gjithsesi jam shpresëplotë se shumë shpejt do të arrij ta kap formën time optimale. Pastaj të rikthehem duke fituar përkrah vëllait tim ishte akoma dhe më bukur” tha kampioni Endi Mërrei.

Ky ishte një rikthim i shumëpritur i dy vëllezërve Mërrei, të cilët për herë të fundit kishin fituar një Grand Slam në vitin 2012 në Tokio. Në fushën e parë të Ushington Open dy skocezët impresionuan me shpejtësinë e tyre dhe me koordinimin gati perfekt, sikur të mos kishin kaluar 3 vite pa luajtur bashkë.

Xhejm Mërrei shtoi: “Ishte një kënaqësi shumë e madhe të luanim tenis bashkë me Endin. Ishte shumë speciale dhe jam i entuziazmuar që do rikthehemi në kohët tona të arta.”

Ky ishte vetëm fillimi për dy vëllezërit skocez, pasi këtë vit ata kanë në axhendë pjesëmarrjen në turnetë e Zelandës së Re dhe në Afrikën e Jugut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë